Departamenti i Ndërmarrësisë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Ndërmarrësisë janë:
1.1 Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në fushën e Ndërmarrësisë, Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe treguesve të Aktit të Bizneseve të Vogla;
1.2 Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e Ndërmarrësisë, Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe treguesve të Aktit të Bizneseve të Vogla;
1.3 Në bashkëpunim me Divizionin e Buxhetit dhe Financave planifikon dhe administron buxhetin për subvencione, transfere dhe investime kapitale për NVM-të prodhuese dhe shërbyese;
1.4 Analizon dhe propozon masa përmirësuese në fushën e NVM-ve;
1.5 Udhëheq dhe koordinon aktivitetet ndërmjet Institucioneve Publike dhe Komunitetit të Biznesit për përkrahje të NVM;
1.6 Ofron bashkëpunim institucional për zhvillimin e zonave ekonomike;
1.7 Propozon dhe realizon projekte në fushën e NVM-ve;
1.8 Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve strategjike/politikave për promovimin e sektorit privat;
1.9 Bashkëpunon me entitetet vendore dhe ndërkombëtare për sektorin e ndërmarrësisë dhe përkrah aktivitetet në hulumtim dhe zhvillim;
1.10 Bashkërendon aktivitetet ndërinstitucionale qeveritare për promovim të produkteve dhe prodhimeve në të gjithë sektorët në fushën e Ndermarresisë;

2 Udhëheqësi i Departamentit për Ndërmarrësi i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm.

3 Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
3.1.Divizioni për zhvillim të Ndërmarrësisë;
3.2. Divizioni për promovim dhe avokim për NVM-të.

 

Divizioni për Zhvillim të Ndërmarrësisë

1 Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Zhvillim të Ndërmarrësisë janë:
1.1 Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në fushën e ndërmarrësisë;
1.2 Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën ndërmarrësisë;
1.3 Harton programin e trajnimeve dhe konsulencës në fushën e ndërmarrësisë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik dhe privat;
1.4 Propozon politika për rregullimin e tregut të brendshëm për ndërmarrësi, përfshirë masat fiskale dhe jo fiskale për zhvillimin e sektorëve në ndërmarrësisë;
1.5 Hulumton dhe identifikon projektet strategjike që kanë impakt në ngritjen e punësimit në NVM-të.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Inovacion raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Ndërmarrësisë.


Divizioni për promovim dhe avokim të NVM-ve


1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për promovim dhe avokim të NVM-ve janë:
1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive për promovimin dhe avokimin e NVM-ve;
1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit për promovimin dhe avokimin e NVM-ve
1.3. Ofron bashkëpunim ndërinstitucional drejtë zhvillimit të qendrave rajonale dhe inkubatorëve të biznesit, me fokus zhvillimin e inovacionit dhe ndërmarrësisë;
1.4. Propozon dhe strukturon programet që përkrahin dhe stimulojnë zhvillimin e NVM-ve me fokus në eksport;
1.5. Bën koordinimin ndërqeveritar për zhvillimin e ndërmarrësisë me fokus gratë dhe të rinjtë;
1.6. Negocion dhe zbaton projekte me donatorët, institucionet ndërkombëtare financiare me synim zhvillimin dhe promovimin e NVM-ve.

2. Udhëheqësi i Divizionit për promovim dhe avokim të NVM-ve raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Ndërmarrësisë.