Besim Beqaj Ministër i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Prof.Dr. Besim Beqaj është emëruar Ministër i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë më 9 shtator 2017. Para se të emërohej si Ministër në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, z. Beqaj ka qenë i zgjedhur  deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë legjislaturës së mëparshme. Para kësaj, nga viti 2013 deri në vitin 2014, ishte Ministër i Financave, nga viti 2011 deri në vitin 2013 ishte Ministër i Zhvillimit Ekonomik, nga viti 2010 deri në vitin 2011 Ministër i Integrimit Evropian. Z. Beqaj ishte gjithashtu Këshilltar Politik në Zyrën e Kryeministrit në Republikën e Kosovës dhe njëkohësisht u emërua Koordinator Kombëtar për Paktin e Stabilitetit për Evropën Juglindore.

Z. Beqaj ka shërbyer si Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës nga viti 2005-2010 dhe është rizgjedhur për dy mandate. Gjatë kësaj periudhe, z. Beqaj arriti të rrisë shoqatën e komunitetit të biznesit si një nga faktorët kryesor për zhvillimin ekonomik në vendin tonë.

Z. Beqaj mori titullin BSc. dhe MSc. dhe Doktoratura (PhD) në Universitetin e Zagrebit në Kroaci. Gjithashtu përfundoi Programin Evropian të Doktoratës në Menaxhimin e Bizneseve të Vogla në Universitetin Autonome të Barcelonës, Spanjës dhe Universitetit Vaxjo, Suedi. Përveç kësaj, z. Beqaj ka përfunduar doktoratën në zhvillimin dhe menaxhimin e produkteve të reja në Kosovë në Universitetin e Prishtinës.

Z. Beqaj ishte pjesë e programit Fulbright ku ka mbajtur ligjërata dhe ka kryer kërkime akademike në fushën e Integrimit Ekonomik në Evropën Juglindore në Institutin e Teknologjisë të Illinois, Chicago College of Law në Kent.
Për më tepër, përvoja e tij është përmirësuar nga mësimi akademik, pasi ai ka statusin e Profesor Akademik në Universitetin Publik "Hasan Prishtina" që nga viti 1996, ku z. Beqaj ligjëron lënden e Biznesit Ndërkombëtar.


Përveç gjuhës shqipe si gjuhë amtare, z. Beqaj flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe gjuhën serbo-kroate dhe gjithashtu shërbehet me gjuhën gjermane.